30 ditë paraburgim ndaj zyrtarit policor A.H., dyshohet se shiti armë e drogë

30 ditë paraburgim ndaj zyrtarit policor A.H., dyshohet se shiti armë e drogë

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurve A.H. (zyrtar policor) dhe L.H., të cilët dyshohet se kanë poseduar pa autorizim kokainë, dhe se të njëjtit me marrëveshje paraprake mes vete, substancën narkotike ia kanë shitur të pandehurit F.S.


Në një komunikatë për media bëhet e ditur se dyshohet se me këto veprime të pandehurit A.H. dhe L.H. në bashkëkryerje kanë kryer veprën veprat penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe veprën penale importi, eksporti furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit me dashje në bashkëkryerje, kanë poseduar pa autorizim substancë narkotike të llojit “kokainë”, të njëjtit me marrëveshje paraprake në mes veti substancën narkotike i’a kanë shitur të pandehurit F. S., i cili ishte fshehur në një motel së bashku me të pandehurit e tjerë, të cilët gjenden në arrati. Po ashtu, të pandehurit A. H. (zyrtar policor) dhe L. H. me dashje në bashkëkryerje në kundërshtim me ligjin për armët kanë shitur një armë zjarri të pandehurit F. S.”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video