Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj gjinekologut gjilanas

Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj gjinekologut gjilanas

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh të pandehurit V. Th.

“Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 21 maj 2021, i pandehuri V.TH., në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, me rastin e lindjes së të dëmtuarës D. Ll. nuk ka ndërmarrë veprimet me kohë për mjekim, pas lindjes, për një kohë të shkurtë është konstatuar se fëmija është pa shenja jete”, thuhet në komunikatën e gjykatës.


Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se në rastin konkret përmbushen të gjitha kushtet e nevojshme për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ngase përveç dyshimit të bazuar në rastin konkret, plotësohet edhe kriteri ligjor i paraparë në nenin 183 paragrafi 1 nënparargrafi 2 lidhur me nenin 187 paragrafi 1 nënparagrafi 2 pika 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK).

Lexo edhe

Video

error: