Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Caktohen gjyqtarët për finalen e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës

Caktohen gjyqtarët për finalen e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës

Më 29 maj zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Chelseat në “Ataturk Olympic” të Stambollit.

Në anën tjetër, tri ditë më herët do të zhvillohet edhe finalja e Ligës së Evropës në Gdansk të Polonisë, mes skuadrës spanjolle Villarreal dhe gjigantit anglez Manchester United, përcjell KosovaPress.


Tanimë janë caktuar edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në të dy finalet, ku spanjolli Antonio Miguel Mateu Lahoz do të referojë në finalen e UEFA Liga e Kampionëve, mes Manchester Cityt e Chelseat.

Ndërsa, gjyqtari francez Clément Turpin do të ndajë drejtësinë në finalen e UEFA Liga e Evropës mes Villarrealit e Manchester United.

Lexo edhe

Video

error: