Cakaj takon Grenell: S’ka marrëveshje të fshehtë as plan për ndarje të Kosovës

Cakaj takon Grenell: S’ka marrëveshje të fshehtë as plan për ndarje të Kosovës

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj pas takimit me Ambasadorin Richard Grenell, ka thënë se nuk ka marrëveshje të fshehtë për Kosovën dhe Serbinë, por nuk ka as plan për ndarje të Republikës së Kosovës, as shkëmbim të territoreve por as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme.

Caka ka shkruar në Facebook se sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington pati një takim të shkëlqyer me Ambasadorin Richard Grenell.


“Biseduam për rëndësinë e një marrëveshje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. Për sqarim: S’KA MARRËVESHJE TË FSHEHTË, AS PLANE PËR NDARJE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, AS SHKËMBIME TERRITORIALE, AS NXITIM PËR NDONJË MARRËVESHJE TË DËMSHME, VEÇ PËRPJEKJE PËR TË NXITUR ZHVILLIMIN EKONOMIK E FORCUAR POPULLIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NDËRKOMBËTARISHT ME MBËSHTETJEN E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS”, ka shkruar ai, duke shtuar se pavarësisht sfidave, Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës.

 

Lexo edhe

Video

error: