Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Cadez konsideron se Kosova dhe Serbia duhet të jenë pjesë e tregut të përbashkët të Bashkimit Evropian. Ai mendon se edhe politika në të dy vendet duhet të fillojë të mendojë për të ardhmen pasi për më shumë se dy dekada kanë ngecur në tema të njëjta.
Cadez, në një intervistë për KosovaPress thotë se të dy vendet duhet të punojnë më shumë për të zhvilluar ekonominë.
Derisa flet për rëndësinë e të punuarit së bashku me Evropën, Cadez thotë se edhe Evropa duhet të ketë ide të qarta për Ballkanin Perëndimor me qëllim të gëzimit të të lirive të plota tregtare.
Cadez është kritik edhe ndaj politikës në të dy shtetet për shkak të problemeve, që i ai quan, të njëjta dhe që nuk po ndihmojnë për të ardhmen.
Cadez shprehet se gjenerata e re në Kosovë dhe Serbi është gati të bashkëpunojë, ndërsa shton se komuniteti i biznesit dëshiron të flasë nga këndi i interesit të përbashkët.
Kreu i Odës Ekonomike të Serbisë sugjeron Qeverinë e Kosovës që të programimi dhe kodimi të bëhet pjesë e kurrikulave mësimore që në shkollat fillore dhe të jetë lëngë obligative.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Cadez qëndroi në Prishtinë për të marrë pjesë në konferencën finale të projektit të Bashkimit Evropian (BE) për mbështetjen e Forumit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilën u theksua potenciali për zhvillimin ekonomik dhe përfshirja në strukturat evropiane sa më shpejtë të jetë e mundur./E.Krasniqi