Bytyqi dhe Krasniqi pjesë e organizimit të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon

Bytyqi dhe Krasniqi pjesë e organizimit të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon

Kryesuesja e Kuvendit të komunës të Prizrenit, Antigona Bytyqi dhe shefi i asambleistave të PDK-së në këtë komunë, Adrit Krasniqi morën pjesë në organizimin e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, në Tiranë, bashkë me këshillet komunale.

Ky organizim i përbashkët rajonal, siç u potencua nga PDK, për qëllim ka të shërbejë si mundësi për të promovuar ide, projekte dhe aktivitete inovatore për kuvendet komunale, bizneset, OJQ-të, si dhe për të sjellë një perspektivë të re rinore në transformimin e shoqërive të rajonit shqipfolës.

Në këtë takim, Antigona Bytyqi u shpreh se si kryesuese e kuvendit të Prizrenit është e përkushtuar maksimalishtë në përkrahjen e të rinjve nga komuna e Prizrenit.


Ndërsa, Adrit Krasniqi potencoi se zgjidhja e tij si shefi i asambleistave të PDK-së në Prizren, e dëshmon përkrahjen ndaj të rinjve në Prizren.

“Dëshmi e përkrahjes së të rinjve në politikëbërjen instuticionale në Komunën e Prizrenit, konkretisht e Partisë Demokratike dëshmon zgjedhja ime në pozitën e shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe vendimi për të qenë pjesë e komisionit më të ndjeshëm e më të rëndësishëm atë të Rinisë, Kulturës dhe Sportit në Prizren, e them këtë duke pasur parasysh që Prizreni është qytet i historisë, traditës, kulturës dhe rinisë”, tha ndër të tjera Krasniqi.

Ai ka falënderuar njëkohësisht kryetarin e Tiranës, Erion Veliajn për organizimin dhe organizatorët e tjerë, me të cilët, siç u shpreh ai, që nga marja e mandatit të udhëheqjes së PDK-së në Prizren kanë pasur bashkëpunime si asnjëherë me parë me Tiranën dhe udhëheqjen e saj.

“Faleminderit e Urime 28 Nëntori, qofshin bashkë gjethmon kështu si sot këtu”, shtoi ai.

Video