Burri nga Teksasi arrestohet pasi ruajti kufomën e djalit të tij në kuzhinë

Burri nga Teksasi arrestohet pasi ruajti kufomën e djalit të tij në kuzhinë

Një burrë është arrestuar në Teksas pasi policia zbuloi mbetje njerëzore në kuzhinën e tij, të cilat ata besojnë se i përkasin djalit të tij, i cili vdiq në vitin 2018.

Departamenti i Policisë së New Boston njoftoi se David McMichael është akuzuar për abuzim të një kufome.

McMichael gjatë kontrollit të shtëpisë së tij pranoi se ai kishte një trup në kuzhinën e tij.


Ai u tha oficerëve se i përkiste djalit të tij, i cili ndërroi jetë në maj 2018.

Policët zbuluan mbetjet skeletore të një mashkulli në vendngjarje dhe e morën McMichael në paraburgim.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe identifikim të mëtejshëm, transmeton Sky News.

Lexo edhe

Video