Burri mbijeton nën gërmadha 69 orë pas shembjes së hotelit

Burri mbijeton nën gërmadha 69 orë pas shembjes së hotelit

Një burrë kinez ka mbijetuar nën gërmadha ku po qëndronte në një hotel të karantinuar nga koronavirusi për 69 orë, ndërsa nën gërmadhat e këtij hoteli kanë humbur jetën 20 persona që nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve të marra.

Ekipet shpëtimtare e kanë nxjerrë nga gërmadhat burrin kinez, ndërsa numri i personave që kanë mbetur të ngujuar nga shembja e hotelit është 70 persona.

Zyrtarët thanë se hoteli ishte rindërtuar ilegalisht disa herë, transmeton KosovaPress.


Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë akoma punën, ndërsa pronari i hotelit 65-vjeçar është nën arrest dhe është nën hetimet e policisë.

Hoteli Xinjia ndodhet në jug të qytetit Quanzhou, ka disa dyqane dhe 66 dhoma.

Gjatë ditës së sotme 61 persona janë nxjerrë nga gërmadhat e hotelit ku prej tyre 41 janë të plagosur, ndërsa të vdekur kanë mbetur 20 persona. Ndër këta persona që kanë përfunduar nën gërmadha ka qenë edhe një 10-vjeçar, i cili është nxjerrë i gjallë.

Lexo edhe

Video