Burrat që pijnë raki jetojnë më gjatë

Burrat që pijnë raki jetojnë më gjatë

Ndërkohë që gratë duket se jetojnë më gjatë nëse pinë verë, për burrat përfitimi më i madh është uiski, rakia ose xhini.

Studimi, nga një ekip studiuesish në Qendrën Mjekësore të Universitetit Maastricht në Holandë, sugjeron që të shijoni alkool në moderim mund të jetë një arsye që të jetoni më gjatë.

Disa studime të mëparshme kanë gjetur përparësi të ngjashme, por disa të tjera kanë përjashtuar ndonjë ndikim në jetëgjatësi.

Skuadra Hollandeze studio më shumë se 5000 burra dhe gra, shumica e të cilëve kanë lindur gjatë Luftës së Parë Botërore të 1914-18.

Kur ata ishin në vitet gjashtëdhjetë e shtatëdhjetë, vullnetarët u pyetën për zakonet e tyre të pirjes së alkoolit dhe më pas i monitoruan ata për të parë se sa persona do arrinin deri në moshën 90-vjeçare.

Rezultatet, të botuara në revistën Age and Aging, treguan 34 përqind të grave dhe 16 përqind të burrave mbijetuan deri në atë moshë.


Studiuesit zbuluan se burrat dhe gratë që pinin 5-10 gram alkool në ditë, kishin 40% të ngjarë të jetonin më shumë se të tjerët.

Dhjetë gram alkool është afërsisht e barabartë me një gotë të vogël vere.

Pirja deri në 15g në ditë përmirësoi shanset e njerëzve për të jetuar dei në moshën 90-vjeçare.

Konsumimi më shumë se 15g në ditë mund të çojë në vdekje të parakohshme.

Në një raport mbi gjetjet, studiuesi Dr Piet A. van den Brandt tha: “Ne zbuluam që marrja e alkoolit ishte e lidhur pozitivisht me mundësinë e arritjes së moshës 90 vjeç, si tek burrat ashtu edhe tek gratë. Gratë që pinin verë mund të jetonin deri në 90 vjeç, ndërsa burrat që pinin xhin, raki apo uisiki mund të jetonin më gjatë”.

Studiuesit thanë se nuk është e qartë pse sasi të vogla ditore të alkoolit shtojnë vite në jetën tonë.

Lexo edhe

error: