Burgoset lojtari i Serie A, i kishte dhënë tifozit armë para se të hynte në stadium

Burgoset lojtari i Serie A, i kishte dhënë tifozit armë para se të hynte në stadium

Ish-lojtari i Atletico Madridit, tani lojtar te Sassuolo, Nicolas Schiappacasse ishte arrestuar në janar në shtetin e tij Uruguain, pasi që ishte kapur nën posedimin e një arme zjarri.

Schiappacasse tani është dënuar me 14 muaj burgim, pasi që kishte pranuar akuzat për armëmbajtje pa leje në Uruguai, përcjell KosovaPress.


Ish-lojtari i Atletico Madridit u arrestua më 26 janar gjatë një rutine të zakonshme të policisë, kur i ishte gjetur një armë në një xhaketë në prehrin e tij.

Më pas, policia kishte raportuar se Schiappacasse iu kishte thënë hetuesisë që ai po ia çonte armën një tifozi të skuadrës uruguaiane Penarol, para derbit kundër rivalit të përbetuar, Nacional.

Pas këtij rasti, Schiappacasse bëri një marrëveshje me policinë, ku u vendos që 23 vjeçarit do t’i lejohet që gjashtë muaj të dënimit të shqiptuar t’i kalojë në shtëpi me familjen e tij, para se të lirohet me kusht dhe t’i kushtëzohet se do të kryejë katër orë në javë shërbime drejt komunitetit dhe të paraqitet e të nënshkruajë çdo ditë në stacion policor.

Lexo edhe

Video