Bundesliga gjermane rikthehet me disa ndeshje interesante

Bundesliga gjermane rikthehet me disa ndeshje interesante

Bundesliga gjermane vazhdon sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 25-të.

Ndeshjet më interesante të programit të sotëm do të jenë mes Werder Bremen-it të Milot Rashicës e Bayern Munich dhe Dortmund me Hertha Berlin, përcjell KosovaPress.

Pas 24 xhirosh, tabela kryesohet nga gjiganti Bayern Munich me 55 pikë, dy më shumë se pozita e dytë RB Leipzig, dhe Top 4 e përmbyllin Wolfsburg me 45 pikë dhe Eintracht Frankfurt me 43 sosh.

Në zonë e rrezikut gjenden Arminia Bielefeld me 19 pikë, Mainz me 18 sosh, dhe në pozitën e fundit është skuadra e Schalke 04, me vetëm 10 pikë të arkëtuara.

Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur programin e plotë të ndeshjeve në Bundesligën gjermane.


15:30 Mainz (17) – Freiburg (8) (Stadiumi Opel Arena)

15:30 Union Berlin (7) – FC Koln (14) (Stadiumi An der Alten Försterei)

15:30 Werder Bremen (12) – Bayern Munich (1) (Stadiumi Weser Stadium)

15:30 Wolfsburg (3) – Schalke (18) (Stadiumi Volkswagen Arena)

18:30 Borussia Dortmund (6) – Hertha Berlin (15) (Stadiumi Signal Iduna Park)

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: