Bundesliga gjermane, këto janë ndeshjet e sotme

Bundesliga gjermane, këto janë ndeshjet e sotme

Bundesliga gjermane vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 17 të sezonit 2021/22.

Pesë ndeshje të programit të sotëm fillojnë nga ora 15:30, ku ndër më interesantet do të jetë ajo mes Hoffenheim dhe Borussia Monchengladbach, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, me fillim nga ora 18:30 do të zhvillohet ndeshja e fundit e programit të sotëm, ku skuadra e Borussia Dortmundit do të jetë mysafire e Hertha Berlinit.

Momentalisht, Bayern Munich kryeson tabelën me gjithsej 43 pikë, nëntë sosh larg vendit të dytë Borussia Dortmundit, kurse Top 4 e mbyllin Bayer Leverkusen me 28 pikë dhe Hoffenheim me 27 sosh.

Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden skuadrat si Augsburg me 17 pikë, Arminia Bielefeld me 13 sosh dhe Greuther Furth që zë pozitën e fundit në tabelë me vetëm katër pikë të arkëtuara.


15:30 Bochum – Union Berlin

15:30 Eintracht Frankfurt – Mainz

15:30 Greuther Furth – Augsburg

15:30 Hoffenheim – Borussia Monchengladbach

15:30 RB Leipzig – Arminia Bielefeld

18:30 Hertha Berlin – Borussia Dortmund

Lexo edhe

Video