Bumerangu i hajnisë !

Bumerangu i hajnisë !

Corona andej, Corona këndej, janë lodhur njerëzit dhe nuk dëshirojnë ta ndëgjojnë më. Dikush thotë ska virus por vetëm një grip i thjeshtë, të tjerët se është vdekjeprurës dhe i rrezikshëm dhe në fund e tëra i ngjanë një diskutimi koti. Mirëpo të padiskutueshme dhe te verifikuara janë pasojat e shkaktuara njerëzve e sidomos ekonomisë botërore!

I ashtuquajturi Corona Lockdown pothuajse në tërë botën ka shkaktuar dëme dhe humbje të mëdha me përmasa të pa para deri më tani në histori. Zbritja e rritjes ekonomike ne shumë vende shkon prej  10 deri në 25 % të brutoproduktit shtetëror. Varësisht nga fuqia ekonomike e vendit, kanë qenë edhe përmasat e humbjemve të ndryshme, gjithashtu edhe reagimi shtetëror ka qenë i ndryshëm. Sa më e fortë dhe robuste ekonomia e një shteti aq me i fuqishëm ishte reagimi i shteteve dhe qeverive me politikat e tyre fiskale dhe ekonomike.

Një ndër problemet kryesore që kanë pasur ministrit përkatëse te vendeve të zhvilluara ishte se si mundemi në mënyre jo byrokratike, direkte dhe të shpejtë tu ndihmojmë sektorit privat dhe ndërrmarrjeve të ndryshme per të mos falimentuar. Shumë expertë janë ulur dhe kanë diskutuar se qfarë instrumentesh e kriteresh duhen përdorur që e gjithë kjo të të bëhet në mënyrë transparente dhe të drejtë duke u bazuar në ligjet dhe sistemin juridik e fiskal të shtetit,(flas këtu për sistemet e ekonomisë së tregut të lirë) siq është rasti edhe te ne në Kosovë dhe Shqipëri.

Përshembull Gjermania si një ndër shtetet që deri më tani më së miri e ka menagjuar këtë pandemi dhe krizë të rëndë ekonomike ka pasur disa forma të ndihmes financiare për nderrmarrjet dhe individët të cilët kanë qenë të prekur nga kriza e shkaktuar. Po i permendi më kryesoret!

E para, ka qenë e ashtuquajtura „sofort hilfe“ për të gjitha Firmat e prekura. Kjo ka qenë një ndihmë e drejtëpërdrejt emergjente pa obligim për kthim. Lartësia e ndihmës ka qenë e lidhur konkretisht me numrin e punëtorëve dhe lartësin e humbjeve eventuale në gjashtë muajt e parë.                                              E dyta kanë qenë kreditë e buta ose pa kamatë, interesantë këtu ishte se si garantues për këto kredi ka qenë Qeveria rajonale (Landesregierung) dhe kompanitë nuk kanë pasur nevojë të kenë hipoteka. E treta ishte ndihma për mbulimin e pageses së punëtorëve diku prej 65 deri në 68% varësisht se a janë te martuar dhe a kanë fëmijë. Kjo pëqindje ipet për të ardhurat neto të punëtorëve dhe shërben në radhë të parë që mos të humben vendet e punës dhe punëtoret ta kenë sadopakë sigurinë sociale. Kjo mund të zgjase deri në një vit, edhe pse ditëve të fundit Qeveria Federale ka bëre pergaditjet per ndryshimin e ligjit për tu mundësuar zgjatja e afatit deri në dy vjetë. Me një model të tillë duhet patjeter që edhe punëtoret të jenë të pajtuar dhe ta nënshkruajn kontratën.


Si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri janë ngritur gjithashtu me arsye zërat për ndihmë nga shteti. Qeveritë e dy vendeve kanë shprehë gatishmëri që tju ndihmojnë qytatarëve dhe ndërrmarrjeve të ndryshme. Ty dy qeveritë përballen me një problem shumë të madhë. Së pari nuk kanë razerva të mëdha shtetërore sepse nuk i kane mbledhur me kohë, ndersa për kredi të buta ndërkombëtare nuk janë edhe aqë kredibile. Së dyti, cilat kritere duhet ti përdorin për ndarjen e ndihmave? Këtu vjen në pah problemi më i madhë i sistemit ekonomik dhe fiskal Shqiptarë, e kjo eshtë ekonomia joformale, shmangja e pagesës së tatimit dhe vjedhja pothuajse haptas e bugjetit të shtetit. Dukuri shumë e njohur nga bizneset por edhe e toleruar nga qeveritë në të dy anët e kufirit. Tani shifet haptasi se të gjithëve që nuk u përmbahen rregullave dhe ligjit do tu kthehet si bumerang dhe do ti sjellë në situatë shumë të veshtirë. Ja pse?

Rregulli kryesorë nga ana e qeverive dhe ministrive të ndryshme në mbarë botën është që nëse nuk kanë ndonjë instrument të posaqëm për verifikim të shpejtë, atëherë kthehen dhe i shiqojnë bilancet e vitit të kaluar dhe periudhen e caktuar paraprake. Këto të dhëna pastaj ju shërbejnë si parametër i pazavendësueshem për ti përcaktuar humbjet e shkarktuara këtë vitë. Në bazë të kësaj edhe paguhen pjesërisht humbjet. E pikërisht këtu, tani në Shqipëri dhe Kosovë qëndron problemi më i madhë sepse jam i bindur se shumica e ndërmarrjeve nuk i raportojnë të ardhurat reale për ti ikur tatimit apo për qfarëdo arsye tjeter. Tani nuk munden të thonë se Corona i ka shkatërruar kur ata edhe para një viti nuk kishin edhe aq të ardhura të majme. Pra, qeverive ju mungojnë rezervat që nuk i kanë mbledhur dhe nuk mund të ndihmojne,kurse ndërmarrjeve arsyetimi se kanë pasur humbje, pakë e qudithme apo jo?

Kjo situatë kërkon pergjegjesi të madhe institutionale, organet shtetërore ose tani ose kurrë duhet të reagojnë me seriozitët shumë të madhë dhe mos të lëshojnë pe para askujt. Ndoshta kjo krizë eshtë edhe një shance e madhe që të gjithë të ulen e të mendojnë mirë se pa funktionimin e shtetit dhe sistemit tatimor nuk ka prosperitet dhe zhvillim të mirëfillt shoqëror. Ta kuptojnë edhe bisnismenët se në fund të fundit është edhe në interes të tyre të paguhen të gjitha obligimet të cilat janë të parapara me ligj sepse „nuk i dihet kurrë“!

Kjo gjendje e rëndë dhe manipulimet u panë shumë qartë kur qeveria e Kosoves doli me qëndrimet se do ti ndihmojë të gjithë ndërmarrjet për secilin punëtorë i cili është i regjistruar. Pa pritmas edhe në kohen e pandemisë disa kompani filluan ti lajmërojnë punëtoret të cilët deri atë ditë punonin pa letra të rregullta duke iu mohuar të gjitha të drejtat dhe benefitet e garantuara me ligj duke mos u paguar as sigurimet shendetsore, pensionale e invalidore vetëm e vetëm për përfitim maksimal të ndermarrësve. Pra si nga qielli u shtu numri i të punësuarve në kosovë në kohë pandemie. Një paradoks i klasit të parë, deri më tani fenomen që nuk ka ndodhur askund dhe asnjëherë në botë. Bile, kur doli ministri i Financave të Kosovës dhe deklaroj se eshtë shtuar numri i të punësuarve në kosove, shumë të ashtuquajtur ekspert të ekonomisë, e komentuan me përbuzje dhe cinizëm duke e perqeshur edhe pse ishte absolutisht e vërtetë.

Më mbetet shpresa se ky virus dhe kjo krizë do ti nxisë shumë njerëz si nga shoqëria civile, qeveria dhe bisneset që të fillojnë të mendojnë dhe veprojnë ndryshe se deri më tani!!

Lexo edhe

Video