Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për të parin e Podujevës, njëherësh kryetari aktual Shpejtim Bulliqi ka shpalosur planet e tij për hapjen e çerdheve të reja gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar.
“A e dini se? Gjatë mandatit tonë të plotë, kemi planifikuar ndërtimin e 4 çerdheve të reja në qytet dhe në fshatra, aty ku banojnë më shumë qytetarë dhe që lidhin fshatra përreth”, shkruan Bulliqi.
