Bulliqi: Prodhimin vendor e mbështesim shumë sepse na e rrit punësimin dhe dinjitetin

Bulliqi: Prodhimin vendor e mbështesim shumë sepse na e rrit punësimin dhe dinjitetin


Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë vizituar njërën nga fabrikat në këtë komunë, e cila është e vetmja nga fabrikat e privatizuara në Podujevë e cila ende vazhdon prodhimin e saj duke prodhuar 40.000 copa blloqesh në ditë dhe duke punësuar 45 deri në 70 punëtorë.

“Prodhimin vendor e mbështesim shumë sepse na e rrit punësimin, dinjitetin si komunë e shtet dhe respektin prej të tjerëve. Sipërmarrësit dhe punëtorët e dinë këtë dhe prandaj janë me ne. Vullneti për ndryshime të mëdha në Podujevë po ndihet në rrugë e fabrika, shtëpi e çajtore. Qytetarët e të gjitha rrugëve, punëve dhe vendbanimeve po na ngrohin shumë në këto ditë të para të ftohta. Fitorja jonë do t’i ngrohë edhe më shumë ata”,ka shkruar Bulliqi.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: