Bulliqi premton subvencione për bujqësinë në Podujevë

Bulliqi premton subvencione për bujqësinë në Podujevë

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë vizituar në fshatin Balloc, fermerin Ibrahim Salihu me familjarët dhe bashkëfshatarët e tij.


Bulliqi ka shkruar në Facebook se Ibrahimi ka 6 hektarë tokë të mbjella me 6.000 trupa, me kumbulla dhe mjedra mes të tjerash.

“Fermerët si Ibrahimi e punojnë tokën sepse e duan atë. Tokën e duam edhe më shumë kur e punojmë. Podujeva me mua kryetar nuk do ta lë të gjithë barrën financiare të prodhimit bujqësor të peshojë mbi supet e fermerëve. Subvencionet për bujqësinë do t’i ofrojmë për të shpëtuar prodhimin aty ku rrezikohet dhe për ta nxitur të zgjerohet aty ku mundet. Fermerët me Lëvizjen në qeverisje do ta kenë përkrahjen e Komunës dhe do ta ndjejnë mirënjohjen e saj. Kush është me tokën, ne jemi me ta, prandaj edhe fermerët janë me ne”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video

error: