Bulliqi pas takimit me Kurtin dhe Vitinë: Situata në të cilën ndodhemi nga COVID-19 s’ka vend për politizime

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka deklaruar se nuk duhet të politizohet situata në të cilën ndodhet vendi si shkak i pandemisë me COVID-19. Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar se kush nga kryetarët tjerë të komunave kanë qenë të pranishëm në këtë takim.

Bulliqi para medieve tregoi se në këtë takim me Kurtin e Vitinë është diskutuar  rreth gjendjes me pandeminë dhe masat e ndërmarra anti-Covid.

“Unë sa veta kanë qenë në takim, nuk e di. Ishte ai numër që ishte aty. Me të thënë të drejtën nuk i numërova. Nuk e dijmë arsyen pse. Por unë mendoj që kjo situatë në të cilën ndodhemi nuk ka vend për politikë, për politizime. Është koha që t’iu rrekemi punëve dhe t’i kryejmë detyrat tona që tu dalim në ndihmë qytetarëve për shkak gjendjes që është krijuar[…] Ishte nënkryetari i Ferizajt, zotëri Gjini mu duk që ishte online i kyçur në takim. Dhe të tjerët nuk e di kush ishin”, është shprehur ai.

Bulliqi ka pohuar se nuk janë në gjendje të mirë, meqë janë të infektuar edhe personeli shëndetësor, por që shtoi se beson që me rritjen e personelit shëndetësor do të menaxhohet më mirë situata e krijuar në vend nga koronavirusi.


Ai foli edhe për atë se nëse do të bëjnë fushatë zgjedhore duke organizuar tubime.

“Ne do të respektojmë masat të cilat janë nga ana e qeverisë. Sepse jemi të thirrur që të respektojmë masat. Për shkak se serioziteti nga kjo pandemi dhe nga ky virus është tepër më i lartë se sa me virusin që ishte[…]nuk e di, ne do të respektojmë të gjitha masat që vijnë nga qeveria dje besoj që edhe qytetarët do ta bëjnë këtë sepse situata është serioze dhe nuk guxojmë të nënçmojmë situatën”, ka deklaruar Bulliqi.

Ndryshe, Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës u ka bërë thirrje kryetarëve që të mos marrin pjesë në këtë takim. Kjo pasi që sipas tyre ata janë përjashtuar nga komiteti anti-Covid.

Lexo edhe

Video