Bulliqi: Në 100 ditëshin e qeverisjes kemi avancuar shërbimet shëndetësore në Llap

Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi sot para mediave ka prezantuar rezultatet e qeverisjes 100 ditëshe të ekzekutivit të komunës.

Kryetari Bulliqi theksoi se po vazhdojnë me një qeverisje të ndershme dhe transparente në Llap, ndërsa potencoi se sektori i shëndetësisë ka qenë një ndër prioritet e tij në qeverisjen lokale, siç tha ai për të krijuar rend dhe rregull.

Bulliqi tha se në këtë periudhë është arrit të bëhet zgjerim i hapësirave për trajtimin e të prekurve me Covid19 dhe shumë shërbime të tjera në QKMF, të cilat sipas tij, nuk kanë qenë funksionale.

“Shëndetësia ka qenë njëri ndër prioritet tona të qeverisjes lokale dhe me të ardhur në këtë detyrë kemi marrë menjëherë veprimet e para për të krijuar rend, rregull dhe punë në këtë institucion që është i rëndësishëm për qytetarët tanë, i cili fatkeqësisht nuk ka qenë në gjendje të mirë. Puna e parë që është bërë është zgjerimi i hapësirës së qendrës antiCovid. Në këtë qendër kemi pasur vetëm katër shtretër për të trajtuar këta pacient dhe kemi krijuar hapësirë për t’iu dalë në ndihmë këtyre të sëmurëve. Kemi filluar shërbimin e patronazhit i cili funksionon dhe është aktiv gjatë 24 orëve. Kemi krijuar shërbime të laboratorit dhe rengenit në Qendrën Kryesore Familjarë. Është bërë funksionalizimi i ultrazërit që kap vlerën mbi 24 mijë euro”, tha ai.

Kryetari i Podujevës ka treguar edhe për projektet që janë duke u realizuar në këtë komunë.

Ai përmendi fillim e punimeve të pjesës së dytë sheshit “Zahir Pajaziti”, i cili potencoi se me krijimin e kushteve atmosferike, do të përshpejtohet realizmi i këtij projekti në mënyrë që mos të humbin bizneset në zhvillimin e afarizimit.


“Ka filluar puna në shesh, faza  e dytë dhe tashmë kemi një avancim të këtyre punimeve, dhe në momentin që krijohen kushtet atmosferike do ta përshpejtojmë realizmin e këtij projekti në mënyrë që mos t’iu bëhet pengesë e madhe bizneseve të cilat zhvillojnë afarizmin e tyre në hapësirë e këtij sheshi”, theksoi Bulliqi.

Kryetari Bulliqi ka theksuar se në 100 ditshin e qeverisjes së tij është bërë dyfishim i të hyrave nga tatimi në pronë, në vlerë mbi 286 mijë euro.

Bulliqi po ashtu tha se edhe arsimi është një fushë që është punuar mjaft në këto 100 ditë, që sipas tij janë ndarë 50 mijë për  më shumë se 30 mijë ekzemplarë të lekturave shkollore, si dhe finalizimi i dy projekteve për rregullimi e hapësirave të jashtme.

Po ashtu sipas kryetarit Bulliqi në këtë periudhë janë realizuar një serë projektesh edhe në sektorin e bujqësisë.

Në qeverisjen e tij po ashtu është krijuar platforma “alo” komuna për ankesat e qytetarëve.

Po ashtu  sistemi i pritjes në radhë për shërbime më cilësore të qytetarëve.

Vendosja e fotokopjueses brenda për shërbime të qytetarëve, si dhe janë trajtuar 3 mijë kërkesa për qytetarët.

Lexo edhe

Video

error: