Bulliqi: Kundërkandidatit tim i mbetet të vijë të na urojë fitoren

Bulliqi: Kundërkandidatit tim i mbetet të vijë të na urojë fitoren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi para simpatizantëve të shumtë që po festojnë tha se fitorja e tij bindëse karshi kundërkandidatit të LDK-së, Ekrem Hyseni është fitore e qytetarëve të Llapit.

Ai u shpreh se qytetarët ia besuan një mandate pasi në këta 10 muaj të udhëheqjes së tij ka punuar për qytetarin.

“Kjo fitore është fitore e qytetarëve të Llapit është fitore bindëse përkundër faktit që u munduan me çdo formë të fëlliqur tua marrin qytetarëve fitoren, por qytetarët e treguan vetën dhe na dhanë prapë fitore sepse për këta 10 muaj  kemi punuar për ta dhe në katër vjeçarin e ardhshëm do jem në krye të detyrës në interes të gjithë qytetarëve llapjan…tashmë i kemi mbi 50% të votave që janë në KQZ ”, u shpreh ai.


Bulliqi madje pati edhe një mesazh për kundërkandidatin e tij, Ekrem Hyseni.

“Kundërkandidatit tash i mbetet që të vijë dhe ta na uroj fitoren“, tha ai.

Në bazë të rezultateve që po publikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi është duke prirë me 51.70% ndërsa kundërkadidnati i tij nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni ka 48.30%.

Lexo edhe

Video

error: