Bulliqi falënderon llapjanët: Punët e mira synojmë t’i vazhdojmë në mandatin e dytë

Bulliqi falënderon llapjanët: Punët e mira synojmë t’i vazhdojmë në mandatin e dytë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi pas përmbylljes së fushatës zgjedhore, ka falënderuar të gjithë qytetarët llapjanë për mbështetjen.

Përmes një statusi në Facebook, Bulliqi ka thënë se punët e mira që i kanë filluar gjatë këtyre muajve, synojnë t’i vazhdojnë në mandatin e dytë.

Ky është statusi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë të Podujevës,

E përmbyllëm fushatën tonë zgjedhore, me një tubim madhështor në sheshin e qytetit me të cilin u konfirmua mbështetja e jashtëzakonshme për Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

U jam përjetësisht mirënjohës secilës familje, shtëpi, lagje e odë, që hapën dyert e zemrën duke na pritur e na ofruar mbështetje masive për ne e programim tonë qeverisës.

Poashtu, i falenderoj secilin aktivist e aktiviste që me punën dhe përkushtimin e tyre, ne arrijmë në çdo proces zgjedhor të korrim suksese. Ata janë mendja dhe zemra e Lëvizjes, që nuk ndalën asnjëherë.


Faleminderit kryeministrit Kurti për mbështetjen, kryeparlamentarit Konjufca, të gjithë ministrave të Qeverisë Kurti, të gjithë grupit parlamentar të Lëvizjes, e veçanarisht deputetëve llapjanë!

Punët e mira që kemi filluar gjatë këtyre muajve, e kemi për detyrë t’i vazhdojmë në mandatin e plotë për një qeverisje të drejtë e të barabartë, e me ndryshime rrënjësore për Llapin e Gollakun.

Me këtë rast ju bëj thirrje secilit qytetar, e secilës qytetare që të drejtën tuaj për votë ta shfrytëzoni, duke u bërë kështu pjesë e punëve të mira. Ju bëj thirrje të votoni numrin 144 dhe njërin nga kandidatët e listës sonë për Kuvendin Komunal.

Ju faleminderit!

Na priftë e mbara!

#BashkëQeverisim

144✅

Lexo edhe

Video

error: