Bulliqi falënderon deputetët llapjanë: Komunën tonë e presin shumë punë e projekte të mëdha

Bulliqi falënderon deputetët llapjanë: Komunën tonë e presin shumë punë e projekte të mëdha

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka falënderuar deputetët që vijnë nga Llapi që i qëndruan në krah gjatë fushatës zgjedhore në Podujevë.

Bulliqi ka thënë se me shumicën e deputetëve në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes, me qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Kurti e me Lëvizjen në qeverisje në Podujevë, komunën e presin shumë punë e projekte të mëdha.


Ky është adresimi i tij i plotë:

Ju faleminderit për mbështetjen e pakursyer deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! e veçanërisht deputetëve nga Podujeva që i kisha në krah në çdo moment gjatë kësaj fushate. Me shumicën e deputetëve në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes, me qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Kurti e me Lëvizjen në qeverisje në Podujevë, komunën tonë e presin shumë punë e projekte të mëdha. Ju faleminderit e vazhdojmë #bashkëqeverisim144

Lexo edhe

Video