Bullgaria zë vendin e pestë me ferma kosheresh në BE
Ballkani
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Bullgaria renditet ndër pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian me më shumë koshere bletësh në ferma në vitin 2020, me rreth 0.9 milionë, Spanja kishte pak më shumë, Italia dhe Greqia kishin nga 1 milionë secila, ndërsa Rumania kishte më shumë se çdo vend tjetër i BE-së, me 1.5 milionë.

Kështu tregojnë të të dhënat e Eurostat, të publikuara të premten me rastin e Ditës Botërore të Bletës e cila shënohet me 20 maj.

Në nivel rajonal, Bullgaria kishte më shumë koshere në rajonin qendror verior (210.980), e ndjekur nga rajoni verilindor (192.930), rajoni juglindor (181.260), rajoni veriperëndimor (147.570), rajoni jug-qendror (94.820) dhe rajoni Jugperëndimor (45,210).

Në fermat e BE-së kishte 8.1 milionë koshere bletësh. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një tablo e pjesshme e të gjitha koshereve në BE, sepse Regjistrimi i Bujqësisë regjistron vetëm kosheret në ferma (në disa vende, si Gjermania, kosheret e bletëve nuk konsiderohen pjesë e fermave)./BTA/KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024