Bullgaria shënon Ditën Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe
Ballkani
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Me temën "Gjithçka që bëjmë vjen nga zemra", më 8 maj, mbi 300 milionë njerëz në 192 vende shënojnë Ditën Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, thuhet në një postim në Facebook të Kryqit të Kuq Bullgar (BRC).

“Këta njerëz janë të parët që reagojnë në fatkeqësi, kriza dhe konflikte të armatosura, kur nevojitet kujdes shëndetësor dhe social. Këta janë njerëzit që ndihmojnë me vetëmohim miliona njerëz në nevojë”, thuhet në postim.

Në këtë datë, 195 vjet më parë, lindi Henry Dunant - krijuesi i Lëvizjes botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe fituesi i parë i Çmimit Nobel për Paqe. “Qasja e rrjetit tonë global është universale: mobilizon fuqinë e humanizmit për të shpëtuar jetë njerëzore dhe për të lehtësuar vuajtjet. Ne jemi kombëtarë dhe ndërkombëtarë, të pavarur, neutralë dhe të bashkuar, dhe gjithçka që bëjmë vjen nga zemra”, thuhet më tej në postim.

Në tetor të vitit 2023, Kryqi i Kuq Bullgar do të shënojë 145 vjetorin e themelimit të saj. Që nga krijimi i tij, Kryqi i Kuq Bullgar ka ofruar mbështetje për shoqërinë dhe shtetin, me mijëra vullnetarë që janë shtylla e tij. Organizata u shpreh mirënjohje atyre si dhe të gjithë anëtarëve, punonjësve, donatorëve dhe partnerëve për përgjegjësinë, mirësinë, dhembshurinë dhe fisnikërinë. “Pa ju, ne nuk do të ishim në gjendje të ndihmonim plotësisht dhe të ishim kaq të fortë. Dhe ne jemi të fortë sepse jemi bashkë!”, shkruan Kryqi i Kuq Bullgar.

Ndër ngjarjet që shënuan Ditën Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në Bullgari ishte një maratonë bamirësie në Gabrovo (Bullgaria Veriore Qendrore) të hënën në mëngjes. Vrapimi përgjatë linjës Gradishtë-Kulata-Gradishtë u organizua nga Rinia e Kryqit të Kuq Bullgar së bashku me Parlamentin Rinor të Gabrovës./BTA-KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024