Bullgaria dënon përdhosjen e himnit kombëtar në ndeshjen kundër Maqedonisë në Shkup

Bullgaria dënon përdhosjen e himnit kombëtar në ndeshjen kundër Maqedonisë në Shkup

Ministria e Jashtme e Bullgarisë dënon përdhosjen publike të himnit kombëtar bullgar në ndeshjen e futbollit të së hënës ndërmjet ekipeve kombëtare të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në Shkup, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme dhe zëvendësministri i Jashtëm Kostadin Koxhabashev.

Gjuha e urrejtjes kundër Bullgarisë dhe bullgarëve nga tribunat e stadiumit kombëtar në Shkup është një mohim pa mëdyshje i vlerave themelore të shoqërive bashkëkohore demokratike dhe është në kontrast të plotë me parimet dhe normat evropiane të sjelljes, thuhet në deklaratë.


“Ne e pranojmë reagimin e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut e cila denoncoi gjuhën e urrejtjes gjatë ndeshjes së futbollit. Në të njëjtën kohë, ne gjithashtu kërkojmë nga autoritetet në Shkup që të ndërmarrin hapa të vendosur dhe të pakthyeshëm drejt çrrënjosjes së agresionit antibullgar në hapësirën publike në vend”.

“Kujtojmë se me Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017 dhe protokollet dypalëshe të tij të nënshkruara në 2019 dhe 2022, të dy vendet deklaruan me vendosmëri angazhimin e tyre për të marrë masa efektive kundër gjuhës së urrejtjes”.

“Ruajtja e progresit të arritur në dialogun politik në muajt e fundit kërkon që akte të tilla duhet t’i përkasin të shkuarës përgjithmonë. Vetëm në këtë frymë të dy vendet do të mund të kthejnë një faqe të re në marrëdhëniet e tyre, të bazuara në marrëdhënie reciproke, respekt dhe fqinjësi të mirë”, thuhet në deklaratë.

Lexo edhe

Video