Bullgari, trafik kilometrash të tëra për të hyrë në Greqi

Bullgari, trafik kilometrash të tëra për të hyrë në Greqi

Trafiku në pikën kufitare të Kulatës, në kufirin midis Bullgarisë me Greqinë mbetet jashtëzakonisht i rënduar, pasi radha e makinave është e gjatë rreth pesë kilometra, ndërsa ajo e kamionëve të rëndë rreth 10 kilometra, njoftoi agjencia zyrtare bullgare e lajmeve, BTA.

Ndërkohë, ka edhe një vonesë shtesë në hyrjen e shtetasve serbë në Greqi, pasi ata nunk janë shtetas të Bashkimit Europian.


Çdo qytetar serb duhet të deklarojë me gojë në policinë greke adresën e vendbanimit  në Greqi dhe shumica e tyre testohen për Covid-19.

Për shkak të trafikut të rëndë në vendkalimin kufitar Kulata-Promachonas, policia kufitare bullgare rekomandon që udhëtarët në Greqi të përdorin pikat e tjera kufitare si ato të Ilindenit, Makazas, Kapitan Petko Vojvodas dhe Ivajlovgradit.

Lexo edhe

Video

error: