Kosova ka legjislacion në harmoni me Bashkimin Evropian për luftimin e korrupsionit, por sfidë mbetet zbatueshmëria e tij. Megjithatë për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit shqetësues po konsiderohet edhe mënyra se si këto ligje po i interpretojnë institucionet e drejtësisë.
Kështu u tha në konferencën për transparencën, përgjegjësinë dhe drejtësinë “Demaskimi i Korrupsionit”, të organizuar nga organizatat joqeveritare AKTIV dhe ACDC.
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsioni, Yll Buleshkaj shprehu shqetësime edhe për mënyrën se si institucionet drejtësisë po i interpretojnë legjislacionin që prek këtë agjencion.
Komisionerja për Informacionin dhe Privatësinë (API), Krenare Sogojeva-Dërmaku u shpreh se ligji për qasje në dokumente publike, ndonëse i harmonizuar me direktivat e BE-së, në një të ardhme të afërt duhet të plotësohet.Edhe Avokati i Popullit, Naim Qelaj u shpreh se Kosova ka legjislacion në harmoni me direktivat e BE-së për luftimin e korrupsionit. Qelaj e konsideroi si sfidues mungesën e një ekspertize të mirëfilltë në trajtimin e korrupsionit.
Por Avokati i Popullit theksoi se shumica e institucioneve të Kosovës nuk kanë arritur të krijojnë besueshmërinë e qytetarëve.