Bukuroshet nga e gjithë bota në “Aria Karpen”

Bukuroshet nga e gjithë bota në “Aria Karpen”

Larg zhurmës së qytetit e në shoqërim të peizazhit të mrekullueshëm, mbi 30 përfaqësuese të vendeve të ndryshme do të jenë mysafire në “Aria Karpen”.

Në zonën pothuajse të virgjër të bregdetit të Kavajës, hijeshinë e vendit do ta shtojnë edhe përfaqësueset e bukurisë të shumë shteteve në botë.

Me datën 20 të këtij muaji në Amfiteatrin e Tiranës do të shpallet fituesja e “Miss Summer World”.


Ditën e nesërme, pas zgjedhjes së fituesit të miss-it, të gjitha pjesëmarrëset  do të akomodohen në hotelin me pesë yje në “Aria Karpen”.

Gjatë tërë ditës do të organizohen “defile show”, më pas do të prezantohen veshjet kombëtare të secilit vend përkatës, prej nga e kanë edhe prejardhjen.

Më pas, do të ketë defile edhe me fustane të dizajnerëve botërorë.

Lexo edhe

Video