Institucionet mikrofinanciare po tregohen mjaft “dorë shtrënguar” në raport me fermerët të cilët në të shumtën e rasteve kanë vështirësi për qasje në financa për mungesë të garancive që kërkojnë bankat komerciale.
Me gjithë këto kushte të vështira dhe norma të larta deri 19.2 për qind ose tre fish më të larta se kamatat në bankat komerciale, fermerët dhe të tjerët nuk u ndalën në marrjen kredive. Nga janari deri në shtator, institucionet mikrofinanciare dhe financiare jo bankare kanë pasur fitim të pastër 15 milionë e 200 mijë euro.
Ai derisa tregon se kanë marrë kredi 15 mijë euro, thotë se janë të detyruar të kthejnë rreth 6 mijë euro më shumë.
Më tej Krasniqi thotë se kamatat për bujqit janë shumë të larta, derisa ka kërkuar edhe ndihmën e shtetit në këtë drejtim.Në anën tjetër, guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës, Ahmet Ismaili thotë se normat e kredive për bankat dhe jo bankat, në përgjithësi ato janë mbi mesataren e rajonit.
Ndërsa, Kujtim Sahitaj, udhëheqës i marketingut, departamenti i marketingut në Kreditimin Rural të Kosovës (KRK), duke folur për kërkesat, thekson se kryesisht dominojnë klientët në bujqësi. Ai ka shtuar se si institucion mikrofinanciar i mbështesin bujqit në këtë drejtim për qasje në financa.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...