Budanov: Rusia po përgatit sulm ndaj Ukrainës në fillim të viti 2022

Budanov: Rusia po përgatit sulm ndaj Ukrainës në fillim të viti 2022

Kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, gjenerali Kyrylo Budanov, akuzoi Rusinë se ajo “po përqendron” më shumë se 92.000 ushtarë pranë kufirit me Ukrainën dhe se ishte “përgatitur për ta sulmuar” atë në fund të janarit ose fillimi i shkurtit të vitit të ardhshëm.

“Një sulm i tillë ndoshta do të përfshijë sulme ajrore, artilerie dhe tankesh në lindje, të cilat do të pasohen nga sulme ajrore në Odessa dhe Mariupol”, pohon gjenerali ukrainas.

Në një intervistë për “Military Times”, Budanov tha se territori i Bjellorusisë do të përdoret për pushtimin e pretenduar të Ukrainës.


Më herët, televizioni CBS News raportoi se inteligjenca amerikane paralajmëroi aleatët evropianë për mundësinë e një sulmi rus në Ukrainë.

“Pushtimi varet nga kushtet e motit, por mund të ndodhë brenda pak javësh, nëse nuk ka ndërhyrje perëndimore”, tha televizioni, duke iu referuar zyrtarëve amerikanë.

New York Times raportoi dje se përfaqësuesit e shërbimeve të inteligjencës amerikane paralajmëruan aleatët e SHBA-së se ka mbetur pak kohë për të penguar një ofensivë të mundshme të Rusisë ndaj Ukrainës.

Më herët, komandanti i ushtrisë për operacione speciale të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Grigory Galan, tha se është e nevojshme që çdo zonë në Ukrainë të jetë gati për “pushtimin e Rusisë”.

Lexo edhe

Video

error: