Budallejtë dhe të çmendurit

Budallejtë dhe të çmendurit

Duke parë ngjarjet e fundit në këtë etnikumin tone, dhe sidomos xhiron diplomatike të qeveriut tonë në OKB, më erdhi në mendje një barsaletë:

Një person duke ecur me makinë natën, gjatë rrugës i shpohet goma e makinës dhe vendos të ndali e ta ndërroi atë me gomën rezervë. I qëlloi që të ndalonte pranë një godine të rrethuar me kangjella të larta hekuri, por që nuk kishte ndriçim. Pasi e hoqi gomën e shpuar dhe vendosi atë reserve, duhej të vendoste dadiçekët që mbajnë gomën.

Por, për çudi, nuk i gjente dot, pasi jo vetëm që ishte errësirë por edhe binte shi. Dhe po rrinte e mendohej si t’ia bënte. Kur, në ato momente dëgjon një zë që vinte pas atyre kangjellave të hekurit, që i thotë:

– Të ta tregoj unë si ta vësh rrotën?

Shoferi ktheu kokën nga i erdhi zëri, por nuk arrinte të dallonte mirë tiparet e personit që po i fliste, për shkak të errësirës së thellë. Megjithatë vërejti një siluetë njeriu aty prapa rrethimit me hekura. Dhe pasi u mendua pak i tha:

– Ok ma trego.

Atëherë personi pas kangjellava vazhdoi:

– Merr nga një dadiçek nga secila gomë dhe vendosja kësaj që nuk ka, kështu do të bëhen të gjitha gomat me nga tre dadiçek secila. Po të ecësh ngadalë, do arrish shëndoshë në shtëpi.

Shoferi u mendua pak dhe menjëherë filloi nga puna ashtu si i tha personi. Pasi e vuri gomën dhe dadiçekët u kthye nga personi që ishte matanë kangjellave dhe e pyeti:

  • Çfarë është kjo godinë?

Atëherë personi pas kangjellave ja ktheu

– Kjo është çmendinë.

Pak i çuditur, por edhe për të bërë pak humor, shoferi ja ktheu:

– Po kur është çmendinë ç’bën ti këtu, sepse ti nuk më dukesh budalla.

Dhe personi ja ktheu:

– Jo, budalla je ti, unë jam i çmendur.

Le të kthemi të çështja.

Pas referendumeve të ndodhura në Ukrainë, të organizuara nga Rusia dhe aneksimit të atyre territoreve prej saj, gjithë politika shqiptare andej e këtej kufiri është lëshuar në një frenetizëm deklarativ, që nga përmbajrtja ja kalon edhe deklaratave të KE, BE dhe USA.


Prej fillimit të këtij konflikti i kam qëndruar opinionit, se Shqipëria duhet të ruajë neutralitetin në këtë konflikt dhe, sidomos tashti pas këtyre ngjarjeve të fundit, do të duhej patjetër që Shqipëria të zgjidhte neutralitetin, pasi në të ardhmen e afërt mund të gjendet edhe vetë në të njëjtën pozitë në të cilën ndodhen Rusët tashti.

Normalisht që ne nuk na dëgjon kush, jo vetëm sepse nuk jemi anëtarë të orgnizimeve politike, por kryesorja është se këtyre organizimeve politike dhe përkrahësve të tyre nuk ju intereson realiteti.

Kjo, pasi budallejntë nuk e kuptojnë realitetin, ata kanë në kokë një realitet të tyre që nuk përputhet me askënd.

Kryebudallai i vëndit tone, që ne të çmendurit i kemi dhënë çelësat e çmendinës ku jetojmë, para një jave ishte në OKB, dhe atje e shpërdoroi mundësinë që kishte për të folur për problemet jetike të shqiptarëve në trevat e tyre etnike.

Por ndërkohë i foli OKB për Hashimin!

Për budallain, Hashimi ishte më i rëndësishëm sesa Kosova.

Për budallain, Hashimi ishte më i rëndesishën sesa gjithë shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre etnike në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Budallai nuk foli asnjë fjalë për të ndryshuar rezolutën 1244 të OKB mbi Kosovë, por nuk foli asnjë fjalë për pastrimin etnik që Sërbia po u bën shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, nëpërmjet pasivizimit të adresave.

Po do thoni ju: ç’lidhje ka kjo me referendumet që përmenda më lart?

Lidhja qëndron në aspektin që budallenjtë që e kanë qeverisur Kosovën dje dhe ata që e qeverisin atë sot, më në fund duhet ta kuptojnë se çështja e Kosovës nuk do të zgjidhet kurrë nëpërmjet bisedimeve. Pasi Sërbisë i intereson të vazhdojnë këto bisedime, ashtu si Izraeli me Palestininën, që kanë 40 vjet që bisedojnë.

Duhet ta kuptojnë budallenjtë andej e këtej kufiri, se mënyra e vetme për të dhënë fund kalvarit të çështjes shqiptare në Kosovë është vetëm nëpërmjet një referendumi për bashkim me Shqipërinë.

Në rast se do kemi një referendum të tillë andej e këtej kufirit, dhe rezultati do jetë pro bashkimit, atëherë pa e vonuar, Shqipëria duhet të aneksojë menjëherë Kosovën si pjesë të territorit të saj.

Në këtë moment ky territor do konsiderohej pjesë e Republikës së Shqipërisë. Dhe nëse Sërbia do merrte guximin të sulmonte, atëherë i bie që do të sulmonte një vend anëtarë të NATO-s. Në këtë rast, si e tillë, do të mund të aktivizohej pika 5 e Traktatit të Antllaktikut Verior për mbrojtje kolektive.

Gjithashtu, duke parë edhe pastrimin etnik të vazhdueshëm që Sërbia po bën në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, këto rajone në një të ardhme të afërt mund ta shohin të arsyeshme të organizojnë një referendum për shkëputje nga Sërbia, si mënyra e vetme për të ndaluar këtë pastrim etnik që po ndodh atje, e që, as Tirana zyrtare e budallenjve të pushtetit dhe as ajo e Prishtinës nuk e kanë prishur terezinë për këtë pastrim etnik, e nuk e kanë ngritur zërin asnjëherë.

Por ama, edhe gjëndja e shqiptarëve në Maqedoni nuk është e mirë. Edhe atje po duket qartazi çdo ditë se shqiptarët nuk mund të bashkjetojnë me maqedonët dhe nuk mund të bëjnë as vasalin e tyre, ndaj nuk është çudi që edhe atje të dali së shpejti ndonjë forcë që të kërkojë zhvillimin e një referendumi për shkëputje nga shteti Maqedon dhe të kërkojë bashkim me trungun amë.

Kur të ndodhin këto, këta budallejtë që tashti anatemojnë referendumet, si do të përgjigjen në një rast të tillë!

Ndërkohë që do të duhej të ishin këta që t’i nxisnin këto referundume.

Por budallejtë nuk dëgjojnë, edhe kur duket se dëgjojnë, nuk të kuptojnë. Dhe, si pasojë, ne që flasim dhe dëshirojmë të tilla gjëra, konsiderohemi prej tyre të çmendur.

Dhe vërtet të mençurit kanë ikur nga ky vend, madje vazhdojnë të ikin. Këtu tashmë do mbesim vetëm budallejtë e pushtetit, rrjeteve sociale dhe ne të çmendurit që gjithnji i kundërshtojmë, por ja që votojmë për budallejtë. Prandaj dhe budallenjtë kanë të drejtë që na konsiderojnë të çmendur.

Lexo edhe

Video