Brukseli rikonfirmon: Po hapjes së bisedimeve me Shqipërinë

Brukseli rikonfirmon: Po hapjes së bisedimeve me Shqipërinë

Komisioni Evropian ka rikonfirmuar sot rekomandimin e tij pozitiv për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë.

Komisioni ka hartuar një raport të ndërmjetëm i cili pritet t’u shërbejë si një bazë e re vlerësimi vendeve anëtare, në mbledhjen e Këshillit Evropian në fund të këtij muaji, ku me gjasë do të diskutohet sërish tema për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, ndërkohë që do të miratohet dhe metodologjia e re e prezantuar muajin që shkoi.

“Në dritën e progresit domethënës të arritur dhe përmbushjes së kushteve të përcaktuara njëzëri nga Këshilli, në Qershor 2018, Komisioni rekomandoi në paketën e tij të zgjerimit 2019 që Këshilli të hap negociatat e pranimit me Shqipërinë. Në përgjithësi, Shqipëria ka rritur përpjekjet e saj dhe ka patur rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në Përfundimet e Këshillit të Qershorit 2018. Si rrjedhojë, bazat e rekomandimit të Komisionit për vitin 2019 për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë mbeten të vlefshme”, saktëson raporti.


Me hartimin e metodologjisë së re, Franca duket se është e gatshme të heqë dorë nga bllokimi i hapjes së bisedimeve për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Dy javë më parë, në konferencën e sigurisë në Munih, presidenti francez Emmanuel Macron e lidhi vendimin e ardhshëm të vendit të tij, pikërisht më raportin e sotëm të Komisionit./tch

 

Lexo edhe

Video

error: