Brozovic në dyshim, Asllani i gatshëm të debutojë zyrtarisht me Interin

Brozovic në dyshim, Asllani i gatshëm të debutojë zyrtarisht me Interin

Kristijan Asllani është njëra nga blerjet më të rëndësishme të Interit në këtë afat kalimtar dhe në ndeshjet parasezonale ai ka lënë përshtypje shumë të mira tek stafi teknik i Interi dhe kryetrajneri Simone Inzaghi.

Edicioni i ri garues i Serie-A do të nis këtë fundjavë dhe Asllani ka marrë lajme të mira pasi ai mund të luajë nga minuta e parë në ndeshjen hapëse kundër Lecces, transmeton KosovaPress.


Debutimi i tij si startues është i lidhur ngushtë me formën e kroatit Marcelo Brozovic. Nëse Brozovic nuk arrin të rikuperohet, Interi do të mbështetet te Kristjan Asllani në mesin e fushës.

Inzaghi arriti të studionte cilësitë e Asllanit që në ditën e parë të përgatitjeve dhe ishte i impresionuar nga lehtësia e të mësuarit dhe dinamizmi i tij, aq sa kishte planifikuar ta përdorte atë jo vetëm në defanzivë, por edhe si mesfushor sulmues.

In\teri dhe Lecce do të përballen të shtunën me fillim nga ora 20:45.

Lexo edhe

Video