Armando Broja ka lënë prapa shpinës lëndimin që e mbajtur për disa muaj jashtë fushës.
Sulmuesi shqiptar është ftuar nga trajneri i Chelseat Maurizio Pochettino për ndeshjen e Premierligës, atë ndaj Aston Villës, përcjellë KosovaPress.
Nuk dihet nëse sulmuesi shqiptar do të ketë minuta në fushë gjatë kësaj ndeshje, por ai është në dispozicion të plotë të skuadrës së tij.
Ndryshe, Chelsea do të kërkojë vetëm fitore në këtë ballafaqim pas nisjes së dobët të sezonit të ri të Premierligës.