Broja rikthehet në ”Stamford Bridge”, ja formacionet e mundshme të Chelsea dhe Southampton

Broja rikthehet në ”Stamford Bridge”, ja formacionet e mundshme të Chelsea dhe Southampton

Sot, me fillim nga ora 20:45 kampioni evropian Chelsea do të zhvillojë ndeshje si vendas në stadiumin “Stamford Bridge” kundër skuadrës së Southampton, e vlefshme kjo për fazën e çerekfinales së Carabao Cup.

Në kuadër të kësaj gare, në ndeshjen e fundit Chelsea shënoi fitore si vendas me rezultat të ngushtë 2:1 kundër skuadrës së Aston Villas, kurse Southampton mposhti me rezultat 3:2 Sheffield United, përcjell KosovaPress.

“Blutë” e Londrës rikthehen nga fitorja e thellë në Premier Ligën angleze, ku e mposhtën skuadrën e Norwich me rezultat 7:0, kurse Southampton rikthehet nga barazimi 2:2 kundër Burnleyt, ndeshje kjo në të cilën ishte protagonist me gol sulmuesi shqiptar Armando Broja.

Po ashtu, Broja pritet që të rikthehet sot në “Stamford Bridge” me Southamptonin, ku nuk do të paraqitet me skuadrën e tij pasi që Chelsea nuk ia ka lejuar në kontratën e tij të huazimit që të luaj kundër tyre.


Në ndeshjen e sotme, të dy skuadrat pritet të kenë mungesa të lojtarëve, ku trajneri Thomas Tuchel nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesve Romelu Lukaku, Werner e Christian Pulisic, kurse te Southamptoni do të mungojnë Jack Stephens, James Ward-Prowse dhe Armando Broja.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Chelsea (4-3-3): Kepa; James, Chalobah, Sarr, Alonso; Loftus-Cheek, Kovacic, Saul; Ziyech, Havertz, Hudson-Odoi

Southampton (4-2-3-1): Forster; Valery, Lyanco, Salisu, Perraud; Diallo, Romeu; Tella, Armstrong, Djenepo; Adams

20:45 Chelsea – Southampton (Stadiumi Stamford Bridge)

Lexo edhe

Video

error: