Broja me Southamptonin mposhtin Norwichin e Rashicës

Broja me Southamptonin mposhtin Norwichin e Rashicës

Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Southampton dhe asaj të Norwich, e vlefshme kjo për Premier Ligën angleze.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “St. James Park”, skuadra e Southampton ka shënuar fitore me rezultat solid 2:0 kundër Norwichit, përcjell KosovaPress.

Golat për skuadrën e Southmaptonit i shënuan Che Adams në minutën e 36’ dhe mesfushori Romeu në minutën e 88’ të ndeshjes.


Ndërkaq, sa i përket ndeshjes së sotme, te skuadra e Southampton ishte aktivizuar sulmuesi Armando Broja, i cili zhvilloi sot plot 81’ minuta lojë.

Në anën tjetër, përballë Brojës ishte sulmuesi kosovar Milot Rashica, i cili u largua nga lojë në minutën e 72’ të ndeshjes, duke u zëvendësuar nga Lees Melou.

Me pikët e reja, Southamptoni ngjitet në vendin e nëntë me gjithsej 35 pikë, 18 sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Norwichi që zë vendin e fundit në tabelë.

Lexo edhe

Video