Broja lë shenjë në këtë sezon të Premier Ligës, barazohet me Greenwood

Broja lë shenjë në këtë sezon të Premier Ligës, barazohet me Greenwood

Nga java në javë, Armando Broja po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për skuadrën e Southamptonit.

Sulmuesi kuqezi po vazhdon të shënojë gola dhe ta ndihmojë këtë skuadër drejt ngjitjes sa më lartë në renditjen tabelare, transmeton KosovaPress.


Në fakt, Armando Broja ka shënuar në katër nga gjashtë ndeshjet që ai ka luajtur si startues në Premier Ligë për Southamptonin duke shënuar kështu një arritje shumë të madhe, transmeton KosovaPress.

Asnjë lojtar 20 vjeçar apo më i ri nuk ka shënuar më shumë gola se Broja në këtë sezon në Premier Ligë duke u barazuar kështu me talentin e Manchester United Mason Greenëood.

Lexo edhe

Video