Broja kundër Xhakës, ja formacionet zyrtare të Arsenal dhe Southampton

Broja kundër Xhakës, ja formacionet zyrtare të Arsenal dhe Southampton

Me fillim nga ora 16:00 do të fillojë ndeshja mes skuadrës londineze Arsenal dhe Southamtpon, e vlefshme kjo për xhiron e 16 të Premier Ligës angleze.

Në xhiron e fundit, Arsenal u mposht me rezultat 2:1 nga Evertoni, kurse Southampton barazoi 1:1 me Brightonin, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, pas 15 ndeshjeve Arsenali zë vendin e shtatë në tabelë me gjithsej 23 pikë, shtatë sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Southampton që renditet në pozitën e 16.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, ku për Arsenalin starton mesfushori Granit Xhaka, kurse te Southampton sulmin do ta udhëheqë bomberi shqiptar Armando Broja.


Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Arsenal (4-4-1-1): Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney; Saka, Partey, Xhaka, Martinelli; Odegaard; Lacazette

Southampton (4-4-2): Caballero; Walker-Peters, Bednarek, Stephens, Livramento; Tella, Ward-Prowse, Diallo, Redmond; Armstrong, Broja

16:00 Arsenal – Southampton (Stadiumi Emirates)

Lexo edhe

Video