Broja hyn në histori të Premier Ligës, shënon gol për Southampton

Broja hyn në histori të Premier Ligës, shënon gol për Southampton

Momenalisht është duke u zhvilluar ndeshja mes skuadrës së Southampton dhe asaj të Brighton, ku nikoqirët janë në avantazh prej 1:0.

Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar sulmuesi shqiptar Armando Broja, i cili kalon Southampton në epërsi prej 1:0 në minutën e 29’, përcjell KosovaPress.


Në fakt, me golin e sotëm, Broja tani ka shënuar pesë gola në të gjitha garat për Southampton, më shumë se çdo lojtarë tjetër i grupmoshave U20 në Premier Ligën angleze.

Broja, i cili është 20 vjeçar, është lojtari i dytë më i ri në histori të Premier Ligës që shënon në tre ndeshjet e tij të para si vendas, pas Danny Cadamarteri i cili mban rekordin në moshën 18 vjeçare.

Lexo edhe

Video