Brnabiq: “Ne do të humbasim shumë nëse biem në provokimet e Prishtinës”

Brnabiq: “Ne do të humbasim shumë nëse biem në provokimet e Prishtinës”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka reaguar lidhur me situatën në veri pasi Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat.

Bërnabiq thotë se Serbia ka arritur shumë në periudhën e mëparshme dhe kjo është arsyeja pse ne nuk duhet të bie, siç tha ajo, “pre e provokimeve të Prishtinës”.


Ajo u bëri thirrje partnerëve që të reagojnë në mënyrë që të ruhet paqja.

“Ne kemi aq shumë për të humbur dhe kjo është arsyeja pse ne nuk duhet të biem pre e provokimeve, por duhet t’u japim një mesazh të qartë të gjithë partnerëve tanë, pavarësisht se sa shumë ata nuk pajtohen në çështjen e Kosovës, se paqja dhe stabiliteti është i rëndësishëm dhe të reagojnë me kohë”, tha ajo, shkruan Tanjug.

Lexo edhe

Video

error: