Britania vendos sanksione ndaj Iranit për shkak të dronëve për Rusinë

Britania vendos sanksione ndaj Iranit për shkak të dronëve për Rusinë

Britania vendosi sot sanksione ndaj tre figurave ushtarake iraniane dhe një prodhuesi të dronëve, pasi ato furnizonin Rusinë me mjete ajrore pa pilot për të sulmuar objektivat civile dhe infrastrukturës në Ukrainë, sipas një deklarate nga diplomacia britanike.

Oficerët e lartë ushtarakë iranianë, Mohammad Hossein Bagheri, Seyed Hojatollah Qureshi dhe Said Aghadjani do të goditen nga sanksionet me asetet e tyre të ngrira dhe udhëtimet e ndaluara.

Ata janë personalisht përgjegjës për sigurimin e dronëve të përdorur në sulmet në Ukrainë.

Britania do të ngrijë gjithashtu asetet e Shahed Aviation Industries, e cila prodhon dronët Shahed.


“Mbështetja e Iranit për luftën brutale dhe të paligjshme të Putinit kundër Ukrainës është dëshmi e mjerueshme dhe e qartë e rolit destabilizues të Iranit në sigurinë globale”, tha sekretari i Jashtëm britanik James Cleverley.

Rusia lëshoi ​​dhjetëra dronë “kamikaze” në Ukrainë, duke synuar infrastrukturën energjetike dhe duke vrarë pesë persona në Kiev.

Ukraina thotë se këta janë drone Shahed-136 të prodhuar nga Irani, por ky i fundit ka hedhur poshtë akuzat.

Uashingtoni zyrtar tha se mohimi i Iranit ishte një gënjeshtër.

Lexo edhe

Video