Britania, Australia dhe Kanadaja i bashkohen bojkotit diplomatik të Lojërave Olimpike

Britania, Australia dhe Kanadaja i bashkohen bojkotit diplomatik të Lojërave Olimpike

Edhe Britania e Madhe, Australia dhe Kanadaja do të marrin pjesë në bojkotin diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin (4 deri në 20 shkurt) dhe nuk do të dërgojnë zyrtarë në Kinë.

Kjo është bërë e ditur sot nga kryeministri britanik Boris Johnson, kryeministri australian Scott Morrison dhe kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau.

Vendet po i bashkohen kështu bojkotit diplomatik të SHBA-së, siç kishte bërë më parë Zelanda e Re. Megjithatë, atletët britanikë, australianë dhe kanadezë mund të vazhdojnë të marrin pjesë.

“Do të ketë me të vërtetë një bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit,” tha Johnson.

Një zëdhënës i ambasadës kineze në Canberra, kryeqyteti i Australisë, tha se vendimi “bie në kundërshtim me pritjet e shprehura publikisht nga Canberra për përmirësimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe Australisë”.


Kur qeveria amerikane e kryesuar nga presidenti Joe Biden njoftoi bojkotin e saj diplomatik të hënën, Departamenti i Shtetit kinez kërcënoi se SHBA do të “paguante çmimin për keqbërjen e saj”.

Raportet për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në provincën Xinjiang të Kinës perëndimore kanë nxitur prej kohësh tensione diplomatike me Pekinin, transmeton Reuters.

Kancelari i ri gjerman Olaf Scholz reagoi me kujdes ndaj kërkesave të SHBA-së për bojkot politik të Lojërave Olimpike Dimërore në Kinë.

“Ky është një debat që ka nisur shumë i emocionuar”, tha politikani i SPD në ZDF të mërkurën.

“Sidoqoftë, nuk mendoj se ka ndonjë arsye për të nxituar në ndonjë kurs veprimi këtu. Veprimi racional është shumë vendimtar për paqen dhe sigurinë, tha Scholz duke shtuar se ideja olimpike ishte të bashkoheshin.

Lexo edhe

Video