Britani: Shtyhet mbledhja e Këshillit të Shtetit për shkak të Mbretëreshës

Britani: Shtyhet mbledhja e Këshillit të Shtetit për shkak të Mbretëreshës

Mbretëresha Elizabeth II ka shtyrë një takim me këshilltarët e saj nga Këshilli i Shtetit të Britanisë së Madhe, i planifikuar për sot, pasi që mjekët e këshilluan të pushonte, njoftoi Pallati Buckingham.


Elizabeth II u takua dje me Liz Truss në kështjellën e saj Balmoral në Skoci për ta emëruar atë si kryeministre të re, pas dorëheqjes së Boris Johnson.

“Pas një angazhimi gjithë ditor dje, Madhëria e Saj pranoi këshillën e mjekut për të pushuar këtë pasdite. Kjo do të thotë se mbledhja e Këshillit Shtetëror që duhej të mbahej sonte, do të shtyhet”, tha një zëdhënës.

Lexo edhe

Video