Britani: Kandidatët për kryeministër kanë nevojë për mbështetjen e 100 deputetëve

Britani: Kandidatët për kryeministër kanë nevojë për mbështetjen e 100 deputetëve

Kandidatët për kryeministër të ri të Britanisë së Madhe do të kenë nevojë për mbështetjen e 100 deputetëve konservatorë për të marrë pjesë në votimin e së hënës.

Pragu i lartë do të thotë që maksimumi tre kandidatë do të shkojnë në fazën e parë.

Nominimet mbyllen të hënën në orën 14:00 me orën lokale.

Nëse shfaqen dy kandidatë, ata do të votohen online nga anëtarët e Partisë Konservatore dhe fituesi do të shpallet të premten e ardhshme.


Nëse vetëm një kandidat e kalon pragun, ai do të shpallet fitues të hënën.

Rezultatet e para në garën për kreun e Partisë Konservatore do të shpallen të hënën në orën 18:00 me orën lokale, thuhet në njoftimin e partisë.

Nëse do të jetë e nevojshme të mbahet raundi i dytë i votimit, rezultati do të shpallet të hënën në orën 21:00.

Para se të votojnë anëtarët e partisë, deputetët do të kenë një votim “indikativ” për dy kandidatët, duke bërë të qartë se cila është zgjedhja e deputetëve të Partisë Konservatore. Fituesi do të zgjidhet më 28 tetor.

Lexo edhe

Video