Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Britani, 80 vijet burg katër trafikantëve që u sollën vdekjen 39 emigrantëve

Britani, 80 vijet burg katër trafikantëve që u sollën vdekjen 39 emigrantëve

Katër anëtarë të një bande që trafikonin emigrantë në Britaninë e Madhe u dënuan me 78 vjet në total për vdekjen e 39 refugjatëve vietnamezë, trupat e të cilët u gjetën të pajetë në një kamion-frigoriferik në Eseks të Anglisë.

Katër personat, tre nga Irlanda e Veriut dhe një nga Anglia u shpallën fajtorë nga gjykata ditën e premte, për 39 akuza për vrasje pa paramendim dhe trafik të qenieve njerëzore.


Dënimet e dhëna shënuan mbylljen e kapitullit final të një prej tragjedive me numrin më të lartë të viktimave, që vuri sërish në dukje biznesin e trafikimit të emigrantëve në Evropë, raporton euronews.al.

Emigrantët, 31 burra dhe 8 gra, u asfiksuan pasi qenë fshehur në një kontejner frigoriferik, i cili udhëtoi nga porti belg i Zeebrugge në zonën e Essex në Britani të Madhe në muajin tetor 2019.

Autoritetet britanike thuhet se kanë faktuar së paku tre raste ku grupi në fjalë dyshohet të ketë organizuar trafik njerëzish – dy lëvizje të suksesshme më 11 dhe 18 tetor dhe rasti tragjik i 23 tetorit.

Lexo edhe

Video

error: