Brenda tre ditësh, Rahoveci ia shkakton dy humbje Pejës

Brenda tre ditësh, Rahoveci ia shkakton dy humbje Pejës

Ka përfunduar përballja interesante mes klubit të basketbollit Rahoveci dhe Pejës, ku vendasit kanë arritur të shënojnë fitore.

Klubi i basketbollit Rahoveci e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 63:61 Pejën, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 24 të Superligës së Kosovës në basketboll, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, fitorja e sotme e Rahovecit ishte e dyta kundër Pejës, ku tre ditë më herët “Vreshtarët” mposhtën “Shqiponjat” në kuadër të Ligës Unike.


Më i dalluari te Rahoveci ishte basketbollisti Fisnik Rugova, i cili regjistroi 15 pikë e 11 kërcime, kurse nga 14 pikë regjistruan TJ Dunans, Ivan Koljevic dhe Makol Mawien.

Në anën tjetër, te Peja u veçuan Washington me 17 pikë, Arian Qallaku dhe Calvin Godfray me nga 12 pikë secili, kurse Dardan Berisha shënoi vetëm 4 pikë.

Pas kësaj fitoreje, Rahoveci me 11 fitore e 13 humbje renditet në vendin e pestë, ndërsa Peja me 15 fitore e nëntë humbje zë vendin e tretë në tabelën e Superligës së Kosovës në basketboll.

Në xhiron e radhës, Rahoveci do të përballet me Bashkimin, kurse Peja do të zhvillojë ndeshje kundër Trepçës.

Lexo edhe

Video