Brenda një dite, ngritën 18 aktakuza kundër 20 personave

Brenda një dite, ngritën 18 aktakuza kundër 20 personave

Për vepra të ndryshme penale, gjatë 24 orëve prokuroritë themelore kanë ngritur 18 aktakuza kundër 20 personave.

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se me urdhër të tyre brenda 48 orëve janë ndaluar 11 persona si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tetë (8) persona të dyshuar.


Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave, të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Po ashtu, nga kjo Prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në KPRK.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Ndërtimi pa leje”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Lexo edhe

Video

error: