Brenda ditës 873 gjoba për shkelje të ligjit antiCovid-19

Brenda ditës 873 gjoba për shkelje të ligjit antiCovid-19

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 873 gjoba për shkelje të ligjit antiCovid-19.

Javët e fundit Policia në bashkëpunim me inspektoratin e Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë ka shtuar kontrollet në nivel vendi për respektim të Ligjit për Parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë Covid-19.


Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit Policia ka shqiptuar 1300 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacionin rrugor. Në këtë 24 orësh kanë ndodhur 47 aksidente me dëme materiale dhe 27 me të lënduar. Kurse një aksident ka ndodhur me fatalitet.

25 persona janë arrestuar ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Lexo edhe

Video

error: