Brenda 24 orëve Prokuroria ngrit 81 aktakuza kundër 99 personave

Brenda 24 orëve Prokuroria ngrit 81 aktakuza kundër 99 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 81 aktakuza kundër 99 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e tre automjeteve dhe çelësave të tyre: një (1) automjet –i markës VË-19E, një (1)  automjet –i markës VË-Golf si dhe një (1) automjet –i markës Mercedes Benz, të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprave penale.

Ky është raporti i plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë kërkesë për sekuestrimin e tri automjeteve dhe çelësave të tyre: një (1) automjet –i markës VË-19E, një (1)  automjet –i markës VË-Golf si dhe një (1) automjet –i markës Mercedes Benz, të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprave penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan,  gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë  (11) aktakuza, kundër dymbëdhjetë   (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale          Prishtinë      Prizren          Pejë Gjilan Gjakovë       Mitrovicë          Ferizaj                Total:

Aktakuzat

personat      /        8 – 18          17 – 20        /        11 – 12        3 – 4 26 – 27        16 – 18        81 – 99

Ndalimet     /        9        /        /        /        1        /        /        10

Paraburgimet:

kërkesat – personat         /        /        /        /        /        /        /        /        /

Bastisjet       /        /        /        /        /        /        /        /        /

Sekuestrimet          /        /        /        1        /        /        /        /        1

 

  1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

//////

 

 

  1. Prokuroria Themelore Prishtinë:

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”, dy (2) persona, në dy raste ndaras, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, katër (4) persona, në dy raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”, Keqpërdorimi i besimit” dhe “Vetëgjyqësia”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër tetë (8) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

  1. Prokuroria Themelore Prizren:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Rrëmbimi” nga neni 191 i KPRK-së.

Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Peshkimi i kundërligjshëm” nga neni 353 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës” nga neni 393 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së dhe “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;

 

 

  1. Prokuroria Themelore Pejë:

Sekuestrimet e përkohshme:


Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë kërkesë për sekuestrimin e tri automjeteve dhe çelësave të tyre:

1) Një automjet –i markës VË-19E, çelësi i veturës

2) Një automjet –i markës VË-Golf, çelësi i veturës

3) Një automjet –i markës Mercedes Benz, çelësi i Veturës.

 

 

  1. Prokuroria Themelore Gjilan:

Aktakuzat:

Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose shenjave’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Sulmi’’

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’ dhe  veprën penale ‘’Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.

 

 

  1. Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhunë në familje” nga neni 248 të KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave.

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi” nga neni 184 par.1 të KPRK-së.

Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për këtë vepër penale:

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 parag.1 të KPRK-së.

 

  1. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave, për vepra të ndryshme penale.

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit “;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulm“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë “;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje“;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë“;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur“;

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhje pylli“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“.

 

 

  1. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për këto vepra penale:

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”.

Lexo edhe

1 Comment

Comments are closed.

error: