Brenda 10 ditësh Kosovën do ta vizitojnë dy figurat më të rëndësishme të futbollit dhe basketbollit botëror

Brenda 10 ditësh Kosovën do ta vizitojnë dy figurat më të rëndësishme të futbollit dhe basketbollit botëror

Fundi i muajit shtator dhe fillimi i muajit tetor do ta sjellin sportin e Kosovës në vëmendjen e dy figurave kryesore të futbollit dhe basketbollit botëror.

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se më 30 shtator në vendin tonë do të zbarkojë i pari i futbollit botëror, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili më 30 shtator do të vijë në Kosovë, që është një vizitë historike për futbollin e Kosovës, raporton KosovaPress.


Një janë më pas, përkatësisht me 6 dhe 7 tetor për herë të parë Kosovën do ta vizitojë Sekretari Gjeneral i FIBA Botës apo numri një i basketbollit në botë, Andreas Zagklis. Ai do të jetë i pranishëm në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare, më 6 tetor në Mitrovicë, si dhe do të takohet me krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), por edhe krerët e shtetit të Kosovës.

Këto dy vizita kanë rëndësi të veçantë pasi vijnë në kohën kur si futbollit ashtu edhe basketbolli i Kosovës po shënojnë rezultate pozitive në arenën ndërkombëtare.

Lexo edhe

Video