Bremer “tradhton” Interin, ky i fundit gjen alternativën e tij te Fiorentina

Bremer “tradhton” Interin, ky i fundit gjen alternativën e tij te Fiorentina

Gjiganti italian, Inter, ishte shumë pranë transferimit të mbrojtësit të Torinos, Gleison Bremer, me të cilin kishte marrëveshje personale që nga fillimi i këtij viti.

Por, transferimi i tij morri kahje të kundërt, ku Bremer “tradhtoi” marrëveshjen me Interin, vetëm për të siguruar kalimin te Juventusi, përcjell KosovaPress.


Por, si duket Interi tani e ka gjetur alternativën e Bremerit te skuadra e Fiorentinas, pasi që ka hapur bisedimet me mbrojtësin serb, Nikola Milenkovic.

Sipas Fabrizio Romanos, Interi tani ka hapur bisedimet për të nënshkruar me Nikola Milenkovic në një marrëveshje permanente nga Fiorentina, pasi që e sheh atë si njërin nga objektivat kryesore pasi humbi garën për transferimin e Bremerit.

Milenkovicit i skadon kontrata aktuale me Fiorentinan në qershor të vitit 2023, ku Interi tani po e eksploron këtë mundësi.

Lexo edhe

Video